Anulohen zgjedhjet në Malësinë e Madhe, PD: Transparenca dhe vota e lirë është primare

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit gjatë votimit në Malësinë e Madhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së PD.

Një kuti votimi u thye, ndërsa kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtar të PD.

Nisur nga këto rrethana, Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe.

Komisioni njofton se është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën. Ose, dëgjojeni dhe …

Leave a Reply