Zelensky-Blinken: Nuk mund të vini te ne sot duarbosh!

Sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes të SHBA po zhvillojnë një vizitë sekrete në Ukrainë.

Anthony Blinken dhe Lloyd Austin u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën- 13 ditë pasi kryeministri britanik Boris Johnson fitoi vlerësim për vizitën e tij në Kiev dhe shëtitjen në rrugët e kryeqytetit me presidentin ukrainas.

Joe Biden nuk ka bërë përpjekje për të treguar solidaritet me një vizitë personale, raporton Daily Mail. Sekretarja e tij për mediat ka thënë se nuk ka plan që 79-vjeçari të udhëtojë në Ukrainë.

Por edhe Zelensky duket se priste më shumë.

“Nuk mund të vini te ne sot me duart bosh. Ne nuk presim dhurata apo ndonjë tortë, por presim gjëra specifike dhe armë specifike,” tha Zelensky.

Vizita e të dielës në mbrëmje ishte e nivelit më të lartë nga një delegacion në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply