Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos thotë në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave të BE.
Ajo shprehet se iniciativa “Open Balkan” është një nismë jashtë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Santos shprehet se “vazhdoj të besoj se rruga më e mirë për Ballkanin është përmes partnerëve europianë dhe procesit të anëtarësimit”.
Si e shihni strukturën e ‘Ballkanit të Hapur’ pas luftës në Ukrainë?
Nisma e Ballkanit të Hapur është diçka që varej nga vullneti dhe uniteti i vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte diçka krejtësisht e propozuar jashtë rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe prandaj nuk jam personi i duhur për ta komentuar. Ajo që mund të them është se vazhdoj të besoj se rruga më e mirë përpara për Ballkanin Perëndimor është mes partnerëve të tij evropianë dhe përmes progresit të procesit të anëtarësimit. E kuptoj që për një shumicë të madhe të popullit shqiptar kjo është edhe dëshira e tyre.