Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi, James dhe Markos janë shpallur nga kërkim nga policia pasi kanë rrahur një punonjës policie në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ismail Qemali” ku fillimisht e dy djemtë e tij kanë rrahur një person. Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa efektivë policie, të cilët sipas bluve të Tiranës kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por edhe pas kësaj, Doshi dhe dy djemtë e tij, Markos dhe James Doshi kanë filluar të godasin edhe policët duke iu shkaktuar dëmtime fizike.
Tashmë ata akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia njofton
Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.