Paloka: Disa deputetë e kanë kthyer PD në pazar, u kemi kërkuar që t’i bashkohen bazës

Deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, Edi Rama kërkon të ketë një opozitë që i miraton gjithçka që ai do.

Paloka e emërtoi këtë opozitë si ‘kërpërata numër 2’, pas asaj opozite që zuri vendet e deputetëve që dorëzuan mandatet në vitin 2019.

“Vetë Rama e ka përcaktuar se kush duhet të jetë opozitë e përshtatshme për ta. Kjo është një marrëveshje e heshtur, e pranuar nga të dyja palët. Që Rama kërkon opozitën që do, kërpëratën numër 2.

Rama kërkon një opozitë që të votojë çfarë do gjejë që ai kërkon.

Aq e rrezikshme sa rezultoi kërpërata numër 1, që miratoi Rama çfarë dëshironte, kaq e rrezikshme është edhe kërpërata 2.

Ne jemi në rrezikun e zhdukjes së demokracisë. Sot deputetët janë të zotët e vetes të vendosin, duan t’i bashkohen grupit të deputetëve dhe të ndjekin ata që i kanë votuar për të qenë deputet, ose të bëhen pjesë e kërpërata numër 2.

Që para 6 marsit, së bashku me Sali Berishën, u kemi kërkuar që t’i bashkohen bazës, atyre që i kanë votuar. Një pjesë ardhën, një pjesë janë ende e lëkundur dhe shtojnë kërkesat përditë, ndoshta e shikojnë si mënyrë përfitimi. Disa e kanë kthyer në një pazar”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply