Vidhte karburant, kush është drejtori i burgut që uarrestua

Ervis Zika është një tjetër drejtues burgu që bie në pranga me dyshimet për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Drejtori i komanduar në IEVP në Shkodër, Ervis Zika është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Gjykata e Shkodrës caktoi “arrest me burg” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Zikën, i cili vetëm pak muaj kishte në këtë funksion si i komanduar.

Zikës i janë zbuluar episode duke lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut tek të dënuarit, ndërsa postin e drejtorit e ka përdorur në disa raste sipas organit tç akuzës, për të qenë ai vetë që shmang skanerin dhe fut sende të ndaluara.

Dyshohet se kundrejt pagesës dhe interesit monetar ai ka asistuar edhe për të dënuarit që të fusin në qelitë e tyre sende që ua sillnin të afërmit.

Por funksionari i komanduar, gjatë 4 muajve në detyrë si i komanduar, ka shfrytëzuar sipas akuzës edhe karburantin për administratën, duke firmosur kartela fiktive.

Për këtë veprimtari pritet të hetohen edhe persona të tjerë vartës të Zikës, të cilët dyshohet se kanë lejuar veprimet e eprorit.

Ditën e hënë Ervis Zika është telefonuar në SHKBB, dhe iu ka komunikuar se po ikte në Reç, në vendin e punës, ndërsa prangat i janë vendosur në qytetin e Lezhës.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply