Karim Benzema po vazhdon të shënojë gola për Real Madridin, në sezonin e tij më të mirë në karrierë.
Sulmuesi francez realizoi dy herë edhe mbrëmë në humbjen nga Manchester City me rezultat 3:4.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Lyonit e regjistroi një tjetër rekord. Ai u bë lojtari i parë që i shënon së paku 40 gola në një sezon të vetëm për Real Madridin që kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2018.
Herën e fundit, ylli portugez i kishte shënuar 44 gola në szonin 2017/18.
Benzema po shkon me hapa të sigurt drejt Topit të Artë, të cilin pritet ta fitojë për herë të parë në karrierë.
Ai po tregohet i pandalshëm, ndërsa shpërtheu sidomos në fazën eliminuese të Championsit duke i realizuar 9 gola.
I drejtuar nga “Karim the dream”, Reali do ta fitojë edhe titullin e kampionit në La Liga, por do të tentojë të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve.