Berisha fton të larguarit nga PD: Të bashkohen në Kuvendin e 30 prillit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë mbrëmje një mbledhje me Komisionin e Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike. Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes i bëri thirrje të gjithë të larguarve nga PD që të bashkohen në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha Komisioni i Rithemelimit do të drejtojë Partinë Demokratike deri në momentin që zgjidhet kryesia e PD nga Këshilli Kombëtar pas Kuvendit të 30 prillit.

“Kuvendi do vijojë të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në ditën e zgjedhjes së kryesisë së PD. Kur të zgjidhet kryesia e PD pushon së ekzistuari Komisioni i Rithemelimit. I bëj thirrje të gjithë të larguarve nga PD që të bashkohen më 30 prill”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Suel Çelës i sekuestrohen pasuritë në Itali, publikohen pamjet nga operacioni

Janë publikuar pamjet e operacionit të autoriteteve italiane për sekuestrin pasurive të vellezërve Suel dhe …

Leave a Reply