Paloka: Anëtarësia vendos kush do ta drejtojë PD, nuk vendos asnjë ambasadë!

Edi Paloka reagoi edhe njëherë ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim, e cila sipas tij, ka ndërhyrë në drejtësinë shqiptare për çështjen e pranimit në Gjykatën e Apelit të ankimimit të Enkelejd Alibeajt për statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Paloka shpjegon se, aktet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane janë në nivelet e skandalit diplomatik, duke shtuar se ajo po shkel me të dyja këmbët parimet mbi të cilat është ngritur vetë SHBA.

“Ne kemi bërë dhe shpjegimin e këtij akti. Ky është një akt i turpshëm në aspektin juridik, pasi nuk ka asnjë të drejt askush tjetër të ankimojë një vendim për atë çështje. Duket që kemi të bëjmë një ndërhyrje politike nga pushteti, por kemi të konfirmuar dhe nga ambasadorja Kim, e cila konfirmoi dhe vetë që ka ndërhyrë në drejtësinë shqiptare. Ky është një akt në nivelet e skandalit diplomatik për të cilin ne kemi reaguar. PD është një, anëtarësia vendos kush do e drejtojë.

Nuk vendos asnjë ambasadë. Gjithë këto akte thjesht rëndojnë një skandal që vijon prej një viti që ka një synim që është thërrmimi i opozitës. Nuk kemi ngatërruar qëndrimet e ambasadores me ato të SHBA sepse do të ishte dhe një skandal edhe më i madh. Ambasadorja ka kaluar çdo kompetencë duke ndërhyrë në politikën shqiptare dhe drejtësinë. Ambasadorja po shkel me këmbë parimet me të cilat janë ngritur SHBA”, tha Paloka në Debat në A2CNN.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply