Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të “shantazhojë” bllokun, pasi gjiganti i energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet në Poloni dhe Bullgari, sipas BBC.

“Njoftimi i Gazprom është një tjetër përpjekje e Rusisë për të na shantazhuar. Lëvizja është “e pajustifikuar dhe e papranueshme” dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit,” tha von der Leyen.

Von der Leyen tha gjithashtu se do të zhvillohet një takim i lidërve të BE-së për të hartuar një përgjigje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur alternativa të ndryshme dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët europianë dhe botërorë për të garantuar furnizimin me energji në Europë,” tha ajo.

About Redaksia2

Check Also

Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për nënshkrim

Alex RAUFOGLU Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja dhe Irani janë më …

Leave a Reply