Nga Alba KEPI
Shpetimi i Shqiperise nga narkoshteti, mafia pushteti, e nga gllaberruesit e perditshem te pasurive kombetare, eshte e djathta, Antikomunizmi!
Sot eshte ne pike te hallit, e vertete, por eshte e vetmja rruge per te permbysur kete pushtet qe po ndihmohet dhe nga diplomate te shkurdisur e pa respekt ndaj kombit qe perfaqesojne, e sovranitetit te vendit qe i mikpret!
Ideali i se djathtes eshte patriotizmi e askush e asgje nuk ç’orienton dashurine e tyre per nje sistem dinjitoz demokrat e te lire!
E dobet deri ne kufijte e injorances te perdoren superfuqite si oriemtim, justifikim o dizorientimi i se djathtes!
Me hallet, zhgenjimet, prerjet ne bese, fitoret, carjet, e djathta eshte zgjedhja!
Shpesh ka renduar, veshtiresuar o rrezikuar profesionin tim, por eshte zgjedhja politike per te cilen shpresoj qe te fitoj dinjitetin tim si grua shqiptare, bije e nene!
Ne keto vite rremuje kam pare njerez te hyjne e te dalin mbi kete mur, pa kuptuar se nuk do pranoj kurre qellimin se per te shpetuar nga ky sistem diktatorial, monist e mafioz, duhet te bashkohem me individe e njerez qe te djathten se kane perkrahur kurre apo nuk e deklarojne kurre si zgjedhje!
Dinjiteti per te cilin kam shkruar me mijera here e qe e lexoj te kopjuar keq ,eshte te respektoj historine e ketij kombi qe u pushkatua nga sigurimsat, fuksat, oficeret, komandatet e enveristet!
E jane neokomuniste qe po e poshterojne kete komb e po shkruajne nje tjeter faqe te gjakshme te kesaj historie!
Nuk ka dinjitet pa qartesine e zgjedhjes e respektit ndaj zgjedhjes tende!
Tymnaja populiste e turma nuk eshte e djathta por ata qe perdorin shqetesimin e dhimbjen e se djathtes per te cuar uje tek burimi i tyre!
Uji i burimit tim ka ende eren e gjakut te mijera shqiptareve e femijeve te tyre te internuar, groposur, pushkatuar e zhdukur nga komunistet e neokomunistet!
E perdorimi i keq qe i eshte bere se djathtes eshte nje nga shkak pasojat e forcimit te ketij sistemi kriminal.
Keqperdorimi i zemerimit te te djathteve ka cuar ne carjen me keq te tyre e u shfaq qarte ne kete gjueti shtrigash te oreve te fundit.
Nuk kam njohur kurre nje te djathte qe nuk deklaron me ze e bindje se eshte antikomunist e demokrat!
E une jam nje prej tyre!
Te djathtet permbysen nje diktature, pa dyshim me ndihmen e proceseve gjeopolitike jashte kufijve, por qe forca i tyre qe perfshiu kombin!
Me shprese te rigjejme forcen!