Zgjedhjet për kryetarin e PD, Berisha: 22 maji, data që do t’i propozohet Kuvendit

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, takim i cili zgjati mbi 4 orë. Në përfundim të mbledhjes, lideri historik i PD, Sali Berisha ka njoftuar detajet e diskutimeve.

Berisha tha se, në mbledhje është vendosur që Kuvendit Kombëtar të PD në 30 prill t’i propozohet data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD pritet të zhvillohen në 22 maj.

“Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë votues. Komisioni do të jetë para jush nesër për t’ju informuar për të gjithë procesin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 21 ose 22 maj, varet cila do të jetë dita e shtunë ose e diel. Cilido kandidat do të depozitojë pranë komisionit të operacioneve zgjedhore i cili ka fuksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni. Kuvendi do të formalizojë datën. Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply