Pas shokut që pësoi te Vatra, Gjekmarkaj humb kontrollin në aeroport, fyen dhe shan Kokalarin

Deputeti i Bashës, Agron Gjekmarkaj ka humbur qetësinë në aeroportin e New York-ut, teksa kthehej në Shqipëri.

Njëkohësisht me të në check in ka qenë edhe aktivistja e Partisë Republikane, Evi Kokalari. Ajo shkruan në rrjetet sociale se një batute të saj Gjekmarkaj i ishte përgjigjur me fyerje dhe sharje.

Ja çfarë shkruan Kokalari

Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj.
Me shaka i thashë, “Po kërkon shishen”?
Përgjigja e deputetit:
“Ma va fancu&o”
Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt.
Pa fjalë!! Të them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet.
Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo.

Siç duket Gjekmarkaj ka qenë me nerva që një ditë më parë kur anëtarë të shoqatës VATRA e kritikuan atë për qëndrimet e tij dhe për ndjekjen e politikave të Lulzim Bashës, dhunën ndaj demokratëve në 8 janar në selinë blu dhe se duke qenë pakicë po pengojnë reformimin e PD.

Gjithashtu, ata e akuzuan Bashën si peng të Sorosit dhe aferave abuzive në SHBA, duke iu përkulur ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri KiM.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply