Imeraj u largua sepse hetoi Bashën, Tahirin, Shullazin dhe…

Nga Flamur VEZAJ

Vetingu me fletërrufe, por Imerajt nuk ia ulet dinjitetin!

Imeraj u largua se nga hetimet e saj u arrestuan dhe më pas u dënuan për terrorizëm një grup që furnizonte ISIS-in me ushtar!

Imeraj u largua se hetoje dhe mblodhi prova për ish-ministrin Tahiri që sot ndodhet në qeli!

Imeraj u largua se nga hetimi i saj arrestoi dhe dënoi Shullazin dhe “banden” e tij kur kolegët e saj ikën dhe e lanë dosjen në mes katër rrugëve!

Imeraj u largua se hetoi Bashën për skandalin e lobimin!

Imeraj u largua se guxoje dhe thirri Sali Berishën me dëshmu për ngjarjen tek PD-ja!

Imeraj u largua se nga hetimet e saj u dënuan 160 persona, disa me burgim të përjetshëm dhe të tjerët nga 7 deri 25 vite burg, mes tyre vrasës, trafikant etj., etj!

KPA-ja pse nuk administroi përgjimet e Prokurorisë së Durrësit për anëtarët e vetingut që thonin “duhet shkarkuar Imeraj” dhe sajonin prova!!?

Prokuroria e Durrësit pse nuk arrestojnë ata që dolën në përgjime që po sajonin prova ndaj Imerajt!?

Imeraj u largua me letra anonime!

Imeraj u largua me dokumente të falsifikuara!

Imeraj u largua me dëshmitarë të sajuar!

Imeraj u largua për çështje personale të vetingsave!

Imeraj u largua se është maloke!

Imeraj u largua se ja kishin frikën se nuk vihet në rresht si tjerët që po fërkojnë duart kë do të komandojnë në vendin e saj!

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …

Leave a Reply