Balluku: Qytetarët na kërkuan vetë rritjen e çmimit të energjisë

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh sot se, qeveria Rama preferon më mirë të ulë nivelin e kaskadës sesa të blejë më çmim të lartë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balluku u ndal edhe tek Fierza, pasi u shpreh se në këtë kaskadë po kursehet niveli i ujit në mënyrë që të përballohet thatësira e verës.

Për sa i përket fashos së çmimit, Balluku tha se qeveria është duke analizuar pasi ka pasur një kërkesë nga qytetarët për diferencim për nevoja familjare dhe për ato që i kalojnë nevojat bazike.

Balluku:Kemi një synim. Qeveria Rama ka një synim të ofroj shërbim të pandërprerë. Të kenë energji gjatë të gjithë krizës. Kemi synim të mos prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Po punojmë se si të ruhet çmimi deri në 700 kilovat. Ndërsa pas kësaj fashe të kemi një çmim tjetër. Kjo ka qenë e gjitha. Do ulemi me mbi 7 mijë biznese me tensionin e mesëm.

About Redaksia

Check Also

Kërkesat e protestuesve/ Dorëheqje e panegociueshme e Ramës dhe qeveri teknike!

Pas 22 ditësh tubime dhe propozime nga qytetarët, grupi koordinues i protestës ka dalë me …

Leave a Reply