Edhe Bora Muzhaqi është mërzitur për Alibeajn: Më vjen shumë keq për Enkelejdin!

Taulant Balla dhe Elisa Spiropali duket se nuk mjaftojnë për të marrë në mbrojtje Enkelejd Alibeajn. Rama ka futur të tjerë ‘zara’ të tij në lojë.

Sot Rama nxori në mbrojtje të Enkelejd Alibeajt edhe ministren e Rinisë, e njohur për gafat e panumërta, Bora Muzhaqi.

Edhe kjo e fundit ka të njëjtin shqetësim si Taulant Balla, pse nuk iu hoq fjala e replikës Sali Berishës javën e kaluar në Kuvend.

“Unë besoj dhe shumë të tjerë si unë janë shtangur nga ajo sjellje harbute dhe morale. Jam e shtangur nga ajo sjellje, nuk vjen nga ndonjë politikan që kam që kur kam lindur që e shoh nga foltorja në foltore. Sepse nga ai e pres. Shtyrja e një kolegu gjatë fjalës në parlament dhe heqja e mikrofonit gjatë fjalës ndaj një kolegu në parlament në thelb kanë arrogancë. Pashë dëshirën për të treguar një shembull dhune duke treguar se nuk janë gati të debatojnë me një mendim ndryshe”, u shpreh Muzhaqi.

Kujtojmë që një javë më parë, Taulant Balla brofi në këmbë kur Sali Berisha mori fjalën në Kuvend. Rama dhe Balla kishin përdorur deputetin e PD, Alibeaj, për t’i mohuar fjalën liderit historik të PD. Dhe për këtë qëllim, Balla kërkoi me urgjencë ndërprerjen e punimeve të Kuvendit.

Sikurse, as Elisa Spiropali nuk është kursyer aspak duke i dalë në mbrojtje Alibeajt, të cilin me çdo kusht duan t’ua imponojnë demokratëve si kryetar të PD, duke e përdorur edhe për procesin farsë të zgjedhjes së Presidentit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply