Letra e pacientit holandez që i hoqi maskën hipokritit dhe manipuluesit

Nga Erion DASHO

Borati, së bashku me kimistët, klarinetistët dhe balerinat me të cilët menaxhon prej 9 vitesh shëndetësinë, nuk lë rast pa përmendur “mrekullinë” që sipas tij po ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar.

Mjaftojnë disa faqe letër e një pacienti holandez që t’i heqë Boratit maskën e hipokritit dhe manipuluesit. Ky pacient ka pësuar (për fatin e vet të mirë) një traumë jo edhe aq të rëndë, por ato që ai tregon për sistemin shëndetësor të Boratit janë shumë të rënda:

  1. Mungesë organizimi
    2. Pajisje të vjetëruara
    3. Mungesë protokollesh
    4. Mungesa personeli
    5. Mungesë materialesh konsumi
    6. Paaftësi e personelit
    7. Mungesë dixhitalizimi

Mbi të gjitha, gabime skandaloze mjeksore që i kanë rrezikuar jetën ndërkohë që trauma relativisht e lehtë nuk ja rrezikonte aspak atë!!!

Deri në pikën ku një krah ishte vendosur kot së koti në një fasho gipsi të skaduar, pasi nuk kishte aspak thyerje, ndërkohë që trauma në kokë (që mund t’i kishte kushtuar jetën gjatë udhëtimit me avion) ishte neglizhuar!!!

Të dashur votues të Boratit!
Jo 50%, ju lutem shumë! 99.99% votojeni herën tjetër Boratin, ashtu si votonit babanë e vet shpirtëror dikur!

Gëzojuni shëndetësisë 3D të Boratit, pasi ajo realja është kjo që po ju tregon ky qytetar i sinqerë europian!

Por për ju nuk ka problem! Ju nuk keni nevojë as për ujë, as për drita, as edhe për mjekë! Për ju ka rëndësi që Borati të jetë në pushtet!

Dhe mos harroni t’i puthni dorën kur kalon nga lagja juaj…

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply