Spaho i përmend kartelën e spitalit psikiatrik, Rama bëhet prapë për spital

Deputeti i PD, Edmond Spaho i përmendi kartelën në spitalin 5 të Edi Ramës që prej kohës kur ishte student.

Rama është trajtuar në këtë spital ndërsa Spaho u detyrua t’ia përmendte pas një lumë fyerjesh që Kryeministri drejtoi ndaj deputetëve të PD.

Debati nisi pasi deputetja Ina Zhupa denoncoi mbajtjen sekret të marrëveshjes së Butrintit nga ana e qeverisë dhe ministrisë së Kulturës.

Më pas e mori fjalën edhe ministrja e Kulturës Elvi Margariti e cila tha se do punësohen persona nga komuniteti.

Më pas ndërhyri Rama. “Budalliku në familjen tuaj është ngjitëse. E keni në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallikun brez pa brezi dhe ta vazhdoni të gjithë mbi të marrjen e njerëzve për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu dhe do të katandiseni më keq. Ndahuni me pjesë sa të doni, ju jeni si asjo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, jeni njësoj dhe vini flisni këtu për vlerat e trashëgimnisë kulturore, ju që jeni kërcënimi më i madh i shoqërisë tonë, ju që jeni shembulli më i keq dhe kërkon ta ktheni shqipërinë në kohën kur luftonit me Amerikën”, u shpreh Rama.

Ky ka qënë edhe momenti kur Edmond Spaho i përmendi kartelën.

Rama: Profesor mos bërtit! Kot nuk ta përmenda emrin se dua që të vish këtu, nuk e prisja që të merrje famurin e luftës me amerikën. Degradimi juaj është është se budalliku ëhstë sëmundje ngjitëse , është vetëm cështje kohe budalliku juaj. Profesor pres që të vish të bësh replikë, është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri tjetrin jeni njësoj.

Spaho: Jeni me kartelë të çmendurish!

Rama: Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me kohë, përdorni të njëjta argumenta dhe të njëta fjalë thoni.

About Redaksia

Check Also

Një portret psikologjik dhe politik për Edi Ramën

Nga Ndriçim KULLA Edi Rama është, pa dyshim, një prurje e pazakontë në politikën shqiptare, …

Leave a Reply