Basha në të njëjtën ditë me Ramën në Vlorë

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Vlorë për takim me strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës. Në një prononcim për mediat ai refuzoi të bëjë një deklaratë politike kur u pyet në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD ditën e nesërme.

Teksa rreth pyetjes se, përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë në të njëjtën kohë me kryeministrin Rama, Lulzim Basha përgjigjet se nuk e dinte se ishte prezent edhe kryeministri.

Në këtë takim demokrati Basha erdhi i vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokrat apo qytetarët e Vlorës pasi dukshëm atë e kanë braktisur të gjithë.

Lulzim Basha është akuzuar si njeri i shitur tek qeveria dhe një njeri i cili nuk ka dashur kurrë të bëhet kryeministër. Lulzim Basha u shkarkua nga funksioni i kryetarit të PD nga delegatët e Kuvendit të 11 dhjetorit.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply