Koncesioni i Butrintit/ Zhupa: Banorëve të zonës do ju merren tokat

Deputetja demokrate Ina Zhupa komentoi koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri TV. Zhupa deklaroi se marrëveshja ka qenë sekrete ndërsa shtoi se ka pasur një debat të fortë në Komisionin e Edukimit ku denoncoi se Butrinti po konsiderohet një mall tregtar për të përfituar fondacioni.

“Po i jepet një privati me koncesion pa pyetur për pasurinë kombëtare. Një qëllim, të pasurohet një grup i caktuar njerëzish. Isha e bindur që para se të kisha marrëveshjet. Çdo koncesion i qeverisë nuk mund të ishte ndryshe dhe me Butrintin, ndryshe do e mbante shteti”, tha Zhupa.

Më tej deputetja deklaroi se bëhet fjalë për 5 milionë euro të ardhura në vit ndërsa për 10 vite 50 milionë euro vetëm nga biletat për hyrjen në Butrint.

“Pa llogaritur që do vendosin bileta të reja për ndërtimet në Butrint. Të gjithë arkeologët shqiptarë, ata që kam kontaktuar deri tani, nuk është një çështje konflikti PD-PS, nuk e kam thjesht se jam në opozitë, një çështje që ndan ata njerëz që duan trashëgiminë kulturore përkundrejt atyre që duan ta vjedhin dhe të pasurohen me të.

Ka filluar që në 2018 ndryshimi i ligjin për trashëgiminë kulturore, me planin e menaxhimit të integruar të Butrintit po nga ADF, ku ministrja e Kulturës ka vendosur veten e saj në bordin e drejtorëve.

Katër persona privatë që kanë interesa ekonomike. Në janar janë hequr 800 hektarë zonë e mbrojtur në Butrint. U krijua mundësia që këto zona të betonizohen, të krijohen hotele rreth Butrintit, pra të shfrytëzohet për aktivitet tregtar”, deklaroi Zhupa.

Deputetja duke iu drejtuar banorëve të zonës tha se tokat e tyre do merren për t’u përdorur nga fondacioni në Butrint.

“Shteti merr garanci për shpronësimet duke e quajtur si interes publik por përfiton fondacioni. Butrinti shndërrohet nga një pasuri kombëtare në një pasuri private të një grupi, fondacioni të cilin e merr për 10 vite dhe ka të drejtë rinovimi”, tha Zhupa.

Në përfundim Zhupa theksoi se ministrja ka thënë se s’ështe koncesion ndërsa Rama nga ana tjetër pohoi se do të sjellë fitime.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply