Kuvendi i PD, Bumçi: Periudhë e jashtëzonkshme politike! Sot ka opozitë, por edhe shpresë!

Të shtunën Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendoset edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD.

Ndërkohë që  Partia Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjes së kryetarëve në 70 degë. Në një konferencë për mediat nga selia blu, anëtarët e Komisioni të  Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD prezantuan gjetjet e këtij procesi, ku theksuan se ka pasur një intersim të lartë të demokratëve për të zgjedhur drejtuesit e tyre në degë.

Për te folur më shumë mbi Kuvendin e shumëpërfolur të 30 Prillit ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në Syri Tv, Aldo Bumçi anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

“Kjo është një periudhë e jashtëzonkshme politike e paprecedentë. Një parti politike e cila ringjallet nga anëtarë e saj nga nevoja për të pasur një opozitë. Njerëzit morën në dorë fatin e të ardhmes së këtij vendi.

Kemi rreth 40 000 anëtarë që dolën dhe votuan në gjithë Shqipërinë. Çfarë ju ka ofruar sot Partia Demokratike qytetarëve të këtoij vendi që janë anëtarë të saj? Asgjë. Pra imagjinoni një energji pozitive për të mirën publike.

40 000 anëtarë janë aty si vullnet i tyre personal. Pavarësisht shumë sfidave dhe vështirësive, sot kemi një shoqeri me një vetëdije tjetër dhe demokratët kanë një rol parësor në këtë ndërgjegjësim. Është meritë e tyre që sot ka opozitë por edhe shpresë, u shpreh Bumçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply