Berisha: Ditë e një rëndësie të madhe për Partinë Demokratike!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka mbërritur në sallën e Pallatit të Kongreseve për punimet e Kuvendit Kombëtar.

Berisha shoqërohej nga bashkëshortja, Liri Berisha. Atë e ka pritur drejtuesi i Kuvendit, Belind Këlliçi.

Berisha mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuar në këtë sallë, përshëndetje për mbi 40 e sa mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces. Përshëndetje të përzemërta për zgjedhësit shqiptarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe, pas ditëlindjes së dytë të PD-së”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …

Leave a Reply