Pas më shumë se 5 orë kuvend, ish-Kryeministri Berisha i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur emrat e tij për të qënë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së.
Para kamerave, Berisha ka dhënë një mesazh për demokratë dhe qytetarët shqiptarë, duke theksuar se ky kuvend është Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë dhe se një elitë e re do vendoset në krye të PD-së.
Berisha ka njoftuar edhe risinë e këtij votimi, ku çdo votë do të paraqitet dhe numërohet para kamerave.
Berisha: Të asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar në përbërjen e të cilit gjenden nga themeluesit e ditëve të para të themelimit deri te anëtarët më të rinjt të saj. Gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur por gjenden edhe intelektualët më të mirë me qëllimin e kthimit të kësaj force polike në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimet e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë siç theksova dhe në fjalën time, ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë.
Ky Kuvend vendosi në piedestal një elitë të re në krye të PD-së e tëra e zgjedhur me parimin një anëtar një votë, në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë, të vetëdeklaruar apo të propozuar për postin që ata kanë marrë. Vendosja e këtij modeli në përfaqësim ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD-së të ndien të përfaqësuar por që edhe të zgjedhurit të ndien plotësisht të detyruar ndaj zgjedhësve të tyre. PD do bëjë gjithçka qës këtë model ta promovojë në mbërë shoqërinë shqiptare.
Kuvendi zgjedh sot Kuvendin Kombëtar dhe risia është se çdo votë do tregohet para kamerave tuaja dhe ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë e ka fillimin te shkelmimi i votës së lirë fillimisht brenda forcave politike mjerisht atë e shembull që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model përshtati edhe ish-kryetari i PD-së në shumë procedura të saj dhe ndaj komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush dhe ftoj çdo kandidat ta ndjeki në salllë çdo votë.
Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndëi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj, gjë e cila do ti bënte Shqiërisë ato dëme që i bën sot kreu i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, Edi Rama me qeverinë e tij.