Berisha ringrihet: PD nuk vdes kurrë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvendin e PD se, Partia Demokratike nuk vdes kurrë dhe për këtë arsye, “u riktheva”.

“Rruga e rithemelimit të PD-së ishte një rrugë që na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare për ne dhe demokracinë e vendit u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë, në zhgënjim dhe dështim.

Të gjitha këto për shkak të një udhëheqje, Lulzim Bashës, që e konsideroi partinë si sipërmarrjen e tij private. Shkelmoi forumin dhe anëtarësinë e PD-së. Pas zgjedhjeve të 25 prillit që ishin më të dhunuarat, ky zotëri filloi pazaret me narko-qeverinë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Projekti i Partisë Demokratike për një kryeqytet policentrik, të integruar dhe më pranë qytetarit

Ylli ASLLANI Në debatin për hartën e re administrativo-territoriale, sidomos për Tiranën, pyetja më normale, …

Leave a Reply