Ina Zhupa i bashkohet Kuvendit të PD: Erdha këtu si një shenjë bashkimi!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu është bashkuar Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Ajo u shpreh para gazetarëve se ka ardhur për të kryer një akt që tregon bashkimin e demokratëve.

“Shpresoj dhe ndaj po vij që të bëjmë gjithçka është e mundur drejt bashkimit. Përballë Edi Ramës fitojmë po të jemi të bashkuar.

Erdha këtu si një shenjë bashkimi. Është një proces dhe kjo duhet të jetë një shtyrje për të gjithë deputetët që të lënë pas sedrën dhe të bëjnë një hap drejt bashkimit për të fituar përballë Edi Ramës.

Demokratët mund të bashkohen me vullnet. Përderisa e kanë vullnetin, le ta shprehin”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Suel Çelës i sekuestrohen pasuritë në Itali, publikohen pamjet nga operacioni

Janë publikuar pamjet e operacionit të autoriteteve italiane për sekuestrin pasurive të vellezërve Suel dhe …

Leave a Reply