Lediana Fratari: Ky Kuvend do çelë një epokë të re për Partinë Demokratike

Kuvendin e demokratëve e hapi Lediana Fratari, si një përfaqësuese e të rinjve, por edhe si një politikane që vjen nga një familje të përndjekurish politikë.

“Familja dhe babai im që u burgos nga komunizmi, kontribuoi për ngritjen e PD-së. Ne demokratët duhet t’i shohim shqiptarët në sy dhe të kërkojmë ndjesë për ato që nuk kemi bërë,” tha ajo.

“Ky Kuvend do çelë një epokë të re për PD-në. Për herë të parë çdo delegat i ulur në këtë sallë është i zgjedhur me votë. Sepse ky është Kuvendi i vërtetë i demokratëve, ky është vullneti i shumicës së anëtarëve të PD. Ky është produkt i votës.

Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me korrigjimet e gabimeve, por duhet të mësojmë prej tyre. ne duhet të vendosim votën e lirë dhe meritokracinë si model për të ndërtuar strukturat që do qeverisin partinë tonë.

Nga kjo tribunë dua të ftoj të rinjtë që të bashkohen me ne, jo për të përfituar dhe për të bërë karrierë në mënyrë të pamerituar, por për të punuar si të bashkuar. E di se është vështirë të besoni te politika, por ne do bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa një realitet,” tha Fratari.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply