Jozefina Topalli, emocione dhe lot në fjalën para demokratëve

Jozefina Toalli është mbërthyer nga emocione të forta ndërsa ka dal në foltoren e Kuvendit të PDp ër të mbajtur fjalën para demokratëve. Ajo ka lotuar ndërsa ngjitej në skenë dhe kjo ka bërë që demokratët ta respektojnë duke u ngritur në këmbë.

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli pranoi ftesën e Sali Berishës për të qenë në Kuvendin e sotëm. E përqafoi dhe më pas ngjiti shkallët e podiumit për të mbajtur fjalën. E emocionuar dhe përlotur nga mbështetja e demokratëve, Topalli u kërkoi ndjesë duke thënë se reagimi duhet të kishte ndodhur më përpara. Sulmi ishte i hapur dhe qartë kundër Lulzim Bashës, për të cilin tha se shkatërroi Partinë Demokratike.

“Cili ishte fillimi i rënies sonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat kur mbi të cilat u ngrit kjo parti. Kjo ka ndodhur dhe ne kemi heshtur. Pas 2013 tatëpjeta mori vrapin. Disa përcaktuan kryetarin e ri, me shpresë se e ardhmja do të na buzëqeshte. Por e ardhmja ishte rrokopujë. Pas 2013, PD-ja hyri në krizë të thellë.

Udhëheqja në parlament bënte pazare, kurse deputetët betejë me krimin. Ditë pas dite dhe vit pas viti në vend që të hapeshin u mbyllën. Në vend të dëgjimit të njëri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqësore. Çadra, bojkoti dhe fundja që nisi të quhej fitore”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply