Kuvendi i PD/ Topalli: Kërkohet një opozitë reale, jo një opozitë false!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbajti një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit Kombëtar të PD. Ajo tha se, vendi ka nevojë për opozitë reale.

“Kurrë më shumë se sot vendi nuk ka pasur nevojë për opozitë reale dhe opozitë të vërtetë. Ne duhet t’u rikthemi vlerave dhe pushtetit moral. Opozita duhej të ishte pushtet moral. Sot është një moment kyç kur PD mund të kthehet te vlerat e saj.

Nuk është hera e parë që PD është gjendur në vështirësi, por nuk jemi tërhequr, pasi kemi besuar”, tha Topalli.

“Edhe pa qenë deputete, pa qenë në PD, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën. E vërteta është forca e çdo njeriu.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlerat. Kërkohet një opozitë reale, jo një opozitë false. Sot është dita me bë opozitë, prandaj jam sot këtu”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply