Spahia: Pushtetin në PD tani e ka vota! Ky Kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8-vjeçar

Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë së Shkodrës, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, tha se pushtetin në PD tani e ka vota.

“Këtu pushtetin e ka vota dhe jo emërimi dhe kjo është arritja më e madhe në 30 vite.

PD ishte kthyer në një parti ku një parti ku një njeri vendoste për gjithçka dhe për gjithkënd. Tani vota vendos se kush do të kandidojë, kush do të marrë përgjegjësi.

Ky Kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8-vjeçar. Sepse ne jemi demokratë që i besojmë votës. Unë vetëm jam produkt i një procesi të jashtëzakonshëm bazuar te vota. Vota ka rritur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e demokratëve sepse ata vendosin vetë se kush do i përfaqësojë.

Më 6 mars, Shkodra mbeti fortesa e vetme e demokracisë sepse respektuam votën. Ne mundëm t’u jepnim shpresë demokratëve dhe fituam sepse ishim në anën e drejtë.

Besimin që kemi vendosur me demokratët duhet ta injektojmë të çdo votues. Ne duhet ta bëjmë PD-në një parti të shpresës. Vendit i duhet një ndryshim dhe këtë ndryshim mund ta sjellë vetëm për PD-në. Është koha që ne të frymëzojmë njerëzit, të bëhemi zëri i tyre. Është koha që të bëhemi bashkë,” tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply