Gëzuar 1 Maji Shqipëri, vendi unik në botë pa Sindikata!

Nga Alba KEPI

Gezuar gazetare, nepunes, mesues, zyrtare, profesioniste, punetore, police, ushtarake, kete dite te paekzistueshme ne statutin e punesimit ruaj!

Mund te shkarkoheni, te pezulloheni, te pushoheni, te mos paguheni, te punoni mbi 10 ore ne dite, te komandoheni, te mos siguroheni per vitet e punes, e per jeten, dhe askush nuk mund te mbroj profesionin e pozicionin tuaj!

Madje kjo status quo e juaja shkembehet si joshje e diplomacise ekonomike per te mberthyer pronare, sipermarres, punetore e profesioniste te huaj qe jane ne pike te hallit!

“Hajdeni ne Shqiperi se nuk ka sindikata” thote lideri global ne konferenca shtypi perballe syve te shqyer te homologeve europiane!

Dikur 1 Maji i diktatures qe nje dite e rende, i madh e i vogel , punetore e nxenes, studente e ushtare pergatiteshin me jave per te parakaluar poshte podiumit te Byrose me lule letre ne duar!

Lule me fatin e ngjashem te jetes se secilit, qe digjej e grisej si letra, nga nje grushti kriminelesh te pashkolle!

Sot ne 31 vite pas diktature, 1 Maji eshte hequr nga kalendari shqiptar!

Lulet prej letre jane bere letra higjenike e shkresa politike qe me nje te lare duarsh shkaterrojne profesione e jete!

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …

Leave a Reply