Carlo Ancelottin jemi mësuar të shohim serioz, teksa i drejton me sukses klubet që i udhëheq. Por, së fundmi e kemi parë një fytyrë tjetër të trajnerit italian.
“Don Carlo” i befasoi të gjithë me vallëzimin e tij gjatë festës së ekipit të Real Madridit në autobusin e hapur pasi e fitoi titullin e kampionit të Spanjës.
Ancelotti iu bashkua festës së ekipit dhe vallëzoi me lojtarët e tij. Ai pati arsye shtesë për të festuar pasi u bë trajneri i parë në histori që shpallet kampion në pesë ligat më të forta evropiane.
Ndërkohë, Reali e fitoi titullin e 35-të të kampionit në La Liga.