Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha falenderon delegatët: Çdo kandidat mund të shohë votat!

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka falenderuar delegatët që morën pjesë në punimet e Kuvendit Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore si dhe u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, nga një listë prej 430 kandidatësh.

Berisha vlerëson procesin ku çdo votë u numërua në transparencë të plotë dhe përpara kamerave.

Për të shuar çdo dyshim ndaj procesit, Berisha thotë se kandidatëve mund t’u vihet në dispozicion regjistrimi dixhital i numërimit të votave.

Gjithashtu, lideri historik demokrat ka një mesazh edhe për ata që nuk arritën të zgjidheshin në Këshillin Kombëtar, duke theksuar se kjo nuk do të ndikojë në vlerësimin dhe kontributin e tyre në interes të PD.

Deklarata e plotë

Mesazh falenderimi!

Te dashur miq, dhe ne Kuvendin e Partise Demokratike delegatet e kuvendit votuan per te zgjedhur 150 anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike nga nje liste prej 430 kandidatesh.
Si asnjehere keto 8 vitet e fundit çdo vote u numerua para kamerave dhe ky numerim eshte i regjistruar ne flete votimi por edhe ne dixhital dhe mund ti vihet ne dispozicion cilitdo qe deshiron.
Me kete rast dua te shpreh respektin dhe mirenjohjen  time te thelle dhe te falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese ne gare dhe te siguroj te gjithe ata demokrate qe nuk moren votat e mjaftueshme qe kerkon anetaresia ne KK, se kjo nuk ka dhe nuk do te kete asnje ndikim ne vleresimin tim te palekundur ne kontributin e tyre dhe vazhdimin e bashkepunimit tone te frutshem ne interesin me te mire te PD dhe qytetareve shqiptar. sb

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply