Diskriminimi moshor nuk është argument

Nga Elona CASLLI

Nëse një deputet i opozitës do të kishte bërë postimin që ka bërë Taulant Balla mbi një rrëzim hipotetik të Luljeta Bozos, do të kish shpërthyer llava majtiste dhe do të kish fshirë gjithçka. Në Top Channel do të shpërthenin panelet me tituj- X deputet i opozites ka shfaqur hapur diskriminimin moshor kundrejt Profesoreshës së nderuar, nënës së përkushtuar e gjyshes së nderuar.

Konvikti Politik Rilindas do të dilte me pankarta shumëngjyrëshe në duar nëpër rrugë e do të klithte para megafonit- Stop diskriminimit moshor!

Edi Rama nga foltorja e parlamentit do të mbante një fjalim të gjatë ku do të fliste për diskriminin moshor dhe do të gjykonte keq postimin e deputetit tē opozitēs.

Spiropali, Gjylameti dhe të tjerat do të kërkonin që deputeti i opozitës të kërkonte falje për postimin e tij.

Kur Ferdinand Xhaferraj quajti çupëlina ministreshat e Ramës ( në kuptimin që ishin të papjekura për postin që kishin) shpërtheu llava duke e kryqëzuar dhe akuzuar Xhaferrajn për gjuhë seksiste dhe duke e shtrënguar këtë të fundit të kërkonte falje.

Në të vërtetë do kish bërë mirë t’i quante

” Të dalldisurat e Agim Ramës” dhe do kish qenë politikisht korrekt.

Ndërkohë kemi titujt portalesh majtiste dhe reagime të deputetëve rilindas të mbushura me përmbajtje të diskriminimit moshor dhe një heshtje absolute nga llava majtiste.

Është në të drejtën e kujtdo të sulmojë Berishën dhe të mos ta dojë për arsye nga më të ndryshmet, por sulmi nuk mund të mbështetet mbi diskriminimin moshor, për arsyen e thjeshtë se mosha nuk është as krenari dhe as turp. Është gjendje e paracaktuar për çdo njeri. Askush prej nesh nuk ka përzgjedhur ditën e lindjes dhe si rrjedhim nuk ka pse tē ndihet i turpëruar apo krenar për moshën që ka. Ndihet thjesht mirënjohës për vitet që ka jetuar.

Diskriminimi moshor nuk është argument. Përkundrazi është shenjë e mirëfilltë e mungesës së argumenti dhe mbi të gjitha nuk hyn në kulturën tradicionale të shqiptarēve të tallin dikë për moshën që ka.

Meqënëse rilindasit traditën e quajnë turp, diskriminimin moshor e quajnë argument.

Post Scriptum- Pres me kërshëri reagimet e llavës majtiste mbi diskriminimin moshor.

About Redaksia

Check Also

Ermonela Felaj shfytëzon “karrigen” e detyrës për t’u hakmarrë ndaj opozitës

Nga Luan BAÇI Ermonela Felaj, zv kryetare e parlamentit, e pa denje, per kete detyre, …

Leave a Reply