UEFA: Skuadrat ruse jashtë garave edhe për sezonin e ardhshëm

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, teksa ka njoftuar për mbetjen në fuqi të vendimeve së 28 shkurtit të këtij viti.

KE i UEFA-s la në fuqi vendimet për pezullim të pjesëmarrjes të ekipeve kombëtare të Rusisë dhe skuadrave të këtij shteti.

Por, tani me vendimet e ditës së sotme, ekipet kombëtare të Rusisë në të dy konkurrencat, nuk do të mund të marrin pjesë as në garat e sezonit të ardhshëm.

Gjithashtu, edhe ekipet ruse të futbollit do të mbesin jashtë garave edhe për sezonin 2022/23.

Këto vendime nga UEFA erdhën pas fillimit të agresionit rus në shtetin e Ukrainës.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply