Kuvendi i PD, Këlliçi: Ndryshimet u bënë që të fuqizohen anëtarët dhe jo funksionarët!

Deputeti Belind Këlliçi ka bërë një reagim në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili u mbajt ditën e shtunë.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se, ndryshimet u bënë me qëllimin që të fuqizohen anëtarët dhe jo funksionarët.

“I gjithë angazhimi, edhe mediatik, për të zbehur ndryshimet demokratike në PD, është një orvatje për të çorientuar opinionin publik, për t’i thënë se asgjë nuk do të ndryshojë për mirë, për të përligjur kësisoj qëndrimin e Ramës në pushtet.

Ndryshimet statutore fuqizojnë anëtarët, jo funksionarët. Prandaj dihet se kujt i prishet terezia”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret deputetin e Forza Italia: Shqipëria është kthyer nga Edi Rama në të vetmin narko-shtet në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur nw njw takim deputetin dhe një nga drejtuesit …

Leave a Reply