Më shumë se 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Më shumë se 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme të Ukrainës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Pushtimi i Ukrainës nga trupat ruse më 24 shkurt shënoi një fazë të re të represionit brutal kundër gazetarisë së pavarur në Ukrainë. Në më shumë se dy muaj, sulmuesit rusë vranë më shumë se 20 gazetarë ukrainas dhe të huaj dhe shkatërruan shumë redaksi“, tha ministria.

Ministria kujtoi gazetaren e Radio Svoboda, Vira Giriç, e cila humbi jetën pas një sulmi me raketa nga forcat ruse në Kiev. /abcnews.al

About Redaksia

Check Also

Ekzekutimi Khameneit/ Janë vrarë 48 udhëheqës iranianë

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra të shtunën në zyrën e tij nga sulmet …

Leave a Reply