Analisti Sejamini: Njerëzit rreth Bashës, grupim interesash, jo politik

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, se njerëzit rreth Lulzim Bashës nuk janë asgjë, madje nuk janë as grup politik.

“Nëse grupi rreth zotit Basha ky grup nuk do të kishte mbështetjen e mediave pranë qeverisë, mbështetjen e qeverisë dhe amerikanëve nuk do të ekzistonte.

Ata nuk kanë formë politike. Janë një grup që po shfrytëzon një konjukturë për pak pushtet. Ata nuk kanë kontakte me bazën, nuk bëjnë mbledhje. Ata nuk i kanë marrë një copë PD-së. Këta njerëz janë hiqi fjalën non-grata nuk janë asgjë. Nuk janë grup politik.

Ka një grup njerëzish që nuk janë dakord si PD po ecën drejt së ardhmes. Unë mendoj se këta nuk do të bëjnë parti tjetër. Mendoj se mund të kenë një farë mundësia të bëhen pjesë e PD. Sot fillon sfida e PD-së dhe Sali Berishës”, tha Sejamini.

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply