PD duhet të ndahet nga lista “Basha”

Nga Bledi KASMI

Ajo listë ka rënë. Prej saj mund të veçohen një pjesë që mund të konsiderohen si politikanë karriere, por në tërësi ajo është një listë klienteliste prej të cilës demokratët janë ndarë me 11 Dhjetor, pastaj me 8 janar dhe në fund janë ndarë përfundimisht me 6 mars.
Lista “Basha” nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e “Foltoreve” që ngriti në këmbë jo vetëm të gjithë demokratët, por mbushi me shpresë të gjithë shqiptarët. Ajo është listë pazaresh dhe interesash të pista ku ndërthuren paratë dhe tenderat e regjimit.
Nuk ka demokrat që nuk e di se si kanë mbërritur në atë listë anonimë pa asnjë ditë në PD dhe pa asnjë kontribut opozitar, por vetëm me kontribute monetare. Impakti i tyre elektoral është zero në bazën e PD.
Një pjesë e kësaj liste e bëjnë pis frymën e “Rithemelimit”. Dikush kërkon akses në biznesin me qeverinë, që Basha ua ka dhënë, por Berisha nuk mund t’ua japë.
Dikush tjetër kërkon akses që t’u jepet partia si dhuatë në tavolinë duke shkelur me këmbë votën e lirë, gjë që demokratët nuk e pranojnë. PD nuk mund dhe nuk duhet të mbetet peng i këtyre allishverisheve. Bashkimi nuk mund të kthehet në qëllim në vetvete.
Opozita është mision dhe jo pazar, është pushteti moral i shoqërisë, ndaj zgjidhja e vetme që mbetet sot në PD është ndarja sa më arë me listën “Basha” dhe diskretitimi publik i të githa aferave të saj me regjimin.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply