Nga Agron SHEHAJ
Shqipëria humbi 20 vende për lirinë e medias, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, duke shënuar rekordin më negativ të lirisë.
Pak javë më parë, Shqipëria u klasifikua si një ndër vendet më të korruptuara të Europës nga Transparency International dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Këto raporte të pavarura rrëzojnë propagandën qeveritare dhe hedhin dritë mbi dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, kapjen e shtetit dhe mungesës së sundimit te ligjit në Shqipëri.
Problemi është qeveria që ndan pushtetin me disa klientë oligarkë, të cilët kontrollojnë mediat, duke ngritur një rreth klientelist kundër interesit të shqiptarëve.