Vangjeli: Janë paguar deri 300 mijë për një vend deputeti në listën e Bashës

Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën për ‘Kontrast’ në Report TV se, për zgjedhjet 25 prillit janë paguar shifra marramendëse për të hyrë në listat e Lulzim Bashës. Vangjeli tha se jo vetëm për të qenë në krye të listës, por edhe për vendet e pasigurta të saj janë ofruar para në të kamufluara si donacione për zhvillimin e fushatës. Ai shtoi se kjo shifër arrin deri në 300 mijë euro.

“Edhe në katet e fundit të listës është paguar. Si ndihmë apo kontribut për të përballuar shpenzimet e fushatës dhe kjo kërkon transparencë dhe kjo hipokrizi duhet çmontuar.

A t’ju them një shifër? 300 mijë euro thonë ata që e kanë blerë. Janë paguar para që nuk justifikojnë vetën për angazhimin në fushatë. Qoftë edhe fushata për kryetarin e Partisë Demokratike, ka pasur shumë më tepër shpenzime se sa janë deklaruar.

Nëse duam ta shpjegojmë politikën me instrumente politike gabojmë. Një pjesë e 34 deputetëve që nuk kanë vajtur në Kuvendin e 30 prillit kanë pasur shtysë financiare që nuk ishin aty” – tha Lorenc Vangjeli.

Këtë fakt e pohoi edhe deputeti Këlliçi, i cili tha se kanë të dhëna të tilla. Këlliçi citoi tre paragrafe të rezolutës së Kuvendit të PD-së që adresojnë këtë shqetësim dhe tha se besonte se një gjë e tillë nuk do të përsëritej më

Analisti u ndal edhe tek djegia e mandateve nga PD dhe LSI, duke u shprehur se: “Djegia e mandateve nuk ishte presion ndaj Edi Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve duke i kërcenuar ata me destabilizim të vendit.

About Redaksia

Check Also

‘Non grata’, Berisha tregon zyrtarët amerikanë që u angazhuan për dosjen në SHBA

“Pres që vendimi i “non grata” të ndryshojë pas fitores së Donald Trump”, u shpreh …

Leave a Reply