Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

Sot është dita e tretë e protestës së banorëve të Rinasit. Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq, ndërkohë që nuk kanë dërguar as fëmijët sot në shkollë në shenjë proteste.

Fëmijët bashkë me familjarët e tyre janë ulur në mes të rrugës, ndërsa fëmijët tharrasin ‘hapni rrugën, hapni rrugën’.

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Rruga e njohur si ‘Ura e Hajdutëve’ që të lidh me Kamzën është bërë me një sens lëvizje dhe banorët e asaj zone që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk kalojnë dot aty. Ata duhet të shkojnë tek Ura e Gjolës, më pas tek Fushë Preza dhe për të kaluar më pas tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply