Berisha publikon videon: Qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët diktohet nga Vuçiç

Ish-Kryeministr Sali Berisha postoi një video sot, ku dëgjohet kryeministri Edi Rama teksa deklaron se, nuk do të pengojë asnjë turist rus që të futet në Shqipëri.

Kjo deklaratë e tij bie ndesh me qëndrimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi që të kufizohet prania e turistëve rusë në vendin tonë.

Pavarësisht se mori një goditje të hapur nga Zelensky, Rama akoma nuk ka reaguar.

Ndërkohë Berisha, i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit rus dhe bllokimin e vizave për rusët, thotë se qëndrimi i dyfishtë i Ramës për rusët, diktohet nga Aleksandar Vuçiç.

“Qëndrimi i tij i dyfishtë diktohet nga patroni i tij Vuçiç”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply