Intervista e rrallë e Ronaldos 

Cristiano Ronaldo sot flet mjaft mirë anglisht pasi i kaloi disa vite duke luajtur në Manchester United në dy eksperiencat e tij.

Por, nëse kthehemi prapa në kohë, ylli portugez haste në vështirësi për t’u shprehur dhe nuk e kuptonte sa duhet gjuhën angleze.

Kishte ndodhur kjo në fillim të eksperiencës së tij në Angli, ku ishte transferuar nga Sporting Lisbona.

Ai mundohet t’i përgjigjet gazetarit, por nuk e kupton njërën prej pyetjeve, kur pyetet nëse ka nisur të fitojë më shumë besim, ndërsa atë mundohet ta ndihmojë edhe bashkëlojtari Neville.

Në këtë rast, 37 vjeçari dorëzohet dhe thotë se nuk po e kupton pyetjen, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Pas Anglisë, Ronaldo i provoi dy eksperienca, në Spanjë me Real Madridin dhe në Itali me Juventusin.

Pra, krahas gjuhës amtare të Portugalisë, që është ajo braziliane, pesë herë fituesi i Topit të Artë flet edhe anglishten, spanjishten dhe italishten.

 

About Redaksia

Check Also

Asllani ndëshkon Gjeorgjinë, kuqezinjtë fitojnë në Tbilisi

Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë me gol të Asllanit. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa …

Leave a Reply