Këlliçi reagon pas dokumentarit të ZDF: Me Ramën vendi ynë shkon pikiadë në çdo drejtim!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në Facebook pas publikimit të një dokumentari nga televizioni gjerman ZDF mbi kriminalitetin në vendin tonë.

“Një qeveri e inkriminuar, e kapur nga koka, nuk mund të luftojë krimin. Me Ramën, vendi ynë shkon pikiadë në çdo drejtim”, shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë

Kur bota të bën me gisht

Gjigandi mediatik gjerman ZDF ka realizuar një dokumentar për krimin e organizuar shqiptar.
Sipas ZDF, vendi më i varfër në Europë “eksporton” kriminalitetin më të madh, duke mbajtur të forta traditën farefisnore dhe normat kanunore.

“Përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nën kryeministrin Edi Rama kanë dështuar gjithmonë edhe për shkak të hetimit të pamjaftueshëm të lidhjeve të trafikut”, thuhet ndër të tjera.

“Kultivimi masiv i kanabisit, veçanërisht në luginat e thella malore në veri dhe jug të vendit, i siguron popullatës fermere të ardhura më të mira se puna klasike në terren. Politika shqiptare në Tiranë ka vite që lëviz në këtë zonë tensioni”.

Shqiptarët e dinë se kryeministri Rama ka aplikuar me kohë strategjinë “kokat le të hanë”, si një ilaç popullor për të shëruar vendin nga kriminaliteti.

Një qeveri e inkriminuar, e kapur nga koka, nuk mund të luftojë krimin. Me Ramën, vendi ynë shkon pikiadë në çdo drejtim.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply