Deputeti i listave të Lulit: Të ulemi në tryezë me Edi Ramën…

Deputeti i listave të Lulit, Kreshnik Çollaku kërkon që PD të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit. Në mbledhjen pa kuorum të grupit parlamentar, e thirrur nga i shkarkuari Enkelejd Alibeaj, Çollaku kërkoi uljen në tryezë me Edi Ramën.

“Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet”, ka thënë ai.

Mbledhja e grupit parlamentar dështoi pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Në takim morën pjesë vetëm 22 deputetë, nga 52 që ka grupi parlamentar i PD.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply