Berisha: Fushatë e paimagjinueshme e financuar nga qeveria dhe mafia e Sorosit kundër kandidimit tim

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se ai ka plotësuar për të kandiduar për kreun e PD.

“Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme, të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit dhe jo vetëm ajo, kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju? Njeriu ka shpallur publikisht se do të kandidojë dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? A nuk është kjo një antifushatë që shkel çdo parim demokratik?

Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do t’ju drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundem të pajtohem unë kurrë me këtë situatë, ku shqiptarët lindin fëmijë për emigracion. Kësaj situate do i jap fund,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk do ketë rivalë, Berisha tha: “Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Ajo është antidemokratike. Kush të dojë, urdhëro. Nuk duan, atëherë mbetet referendumi dhe unë me datën 22 maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem plotësisht verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply