Berisha thirrje institucioneve ndërkombëtare të hetojnë vrasjet në komisariate në Shqipëri

Ish-Kryeministri Sali Berisha në konferencën javore për shtyp u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të hetojnë vrasjet në komisariate në Shqipëri. Berisha u shpreh se, Ilvi Meta ndërroi jetë në mënyrë misterioze në komisariatin e policisë së Kavajës.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje. Një i ri 28 vjeç që merret në qeli, mendohet se hyn në vendin më të sigurtë. Më pas, gjendet pa jetë në qeli. Ai kishte shenjën e një laku rreth qafe. Nuk akuzoj dot se e vrau ndonjë xhelat, apo se vari veten. Ai ishte një djalë i hedhur, pa asnjë shenjë të problemit më të vogël psikologjik apo psiqik. Ai u arrestua në një provë absolutisht të paqëndrueshme. Unë bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare që të hetojnë vrasjet në komisariate në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afera 820 mijë euro e hidrovorit që përmbyti Durrësin!

Përmbytjet masive në Durrës duket se kanë si përgjegjës kryesor dorën e njeriut. Emisioni invsetigativ …

Leave a Reply