Vdekja e të riut/ Paloka: Nesër protestë para gjithë komisariateve! Të rinjtë e PD para Kryeministrisë

Demokrati Edi Paloka u zgjodh këtë mbrëmje kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota përballë Eleina Qiricit e cila mori 79 vota. Në një deklaratë për mediat Paloka theksoi se, më e rëndësishme se rizgjedhja e tij në krye të Këshillit Kombëtar të PD, janë vendimet që u miratuan pasditen e sotme në Këshill.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD bëri me dije se ditën e nesërme në të gjithë komisariatet e vendit me organizimin e PD do ketë një protestë pas ngjarjes së rëndë në Kavajë ku i riu Ilvi Meta u gjet i vdekur në Komisariatin e Kavajës.

“Më e rëndësishme se rizgjedhja ime në krye të Këshillit Kombëtar ishin vendimet që u miratuan në Këshillin Kombëtar, rezoluta për procesin e zgjedhjeve të Presidentit. Përcaktohet qartazi qëndrimi që duhet të mbajë grupi parlamentar.

Këshilli përcakton linjën politike të PD. Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do ketë një protestë para të gjithë komisariateve në rrethe për aktin e rëndë në Kavajë ku i riu Ilvi Meta u gjet i vdekur në qelinë e komisariatit të Kavajës”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply