Arrestohet nga Interpoli Drejtori i Ujësjellësit në Laç për grabitje me dhunë në Spanjë, Berisha e denoncoi

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehej se drejtori i Ujësjellësit dhe drejtori i Kulturës së qytetit të Laçit ndodheshin në burg për vjedhje.

Sipas Berishës, dy drejtorët e kryeministrit Edi Rama akuzohen se kanë vjedhur banesën e sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Lajmi bëri xhiron e mediave online pasi shumë prej tyre e publikuan informacionin e ofruar nga Berisha pa bërë asnjë verifikim.

Dosja.al kontaktoi dy drejtorët, të cilët e kanë mohuar denoncimin e Berishës.

Drejtori i Ujësjellësit, Alfred Prodani është shprehur se ai nuk ka dalë nga Shqipëria në periudhën kur është kryer grabitja. Ndërsa Edmond Jushi tha se grabitja nuk ishte kryer nga ai dhe se një pretendim i tillë mund të verifikohet nga të dhënat e sistemit TIMS.

Alfred Prodani, drejtor i Ujësjellësit, Laç: Jam në punë prej disa vitesh. Nuk kam asnjë lidhje me lajmin e publikuar nga Sali Berisha dhe mediet. Institucionet mund të verifikojnë lëvizjet e mia ku shihet qartë se nuk kam dalë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm disa ditë me leje brenda vendit. Nuk e di se si mund të shpifet kështu dhe të shkatërrohet jeta e një njeriu. E kuptoj Berishën që e përdor politikisht por nuk kuptoj mediet. Kanë nxjerrë pa të drejtë të dhënat e mia dhe kanë publikuar sikur unë jamë arrestuar, por kjo gjë nuk është e vërtetë. E njoh edhe Edmondin, kaq qytet është Kurbini, por të dy nuk kemi lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzema.

Edmond Jushi, Drejtori i Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale: Kjo është shpifje sade. Unë kam shkuar në Spanjë disa ditë pasi ka ndodhur grabitja. Por s’kam asnjë lidhje me atë që ka ndodhur në shtëpinë e Benzema-s. Për më tepër (qesh) se jam edhe fans i Real Madridit. Nuk e di sepse ai plak matuf ma ka publikuar këtë shpifje por të merret me djalin e tij që la nam.  Unë nuk kam asnjë lidhje mund të verifikohen të dhënat TIMS që nuk përkojnë. Për më tepër nëse do kisha bërë grabitje si do të lirohesha dhe do të kthehesha në Shqipëri?!  Kjo është e turpshme, nuk jam arrestuar asnjëherë. E mora vesh sa kam dalë nga shtëpia, më kapën njerëzit dhe më thanë: Ku je drejtor se vodhe edhe shtëpinë e Benzema-s. Nuk besoj se është sulm politik sepse nuk jam ndonjë politikan i madh.

Ky nuk është rasti i parë që një media e publikon një lajm pa e verifikuar. Rasti më i fundit ishte ai i efektivit të policisë së Malësisë së Madhe, Behan Bajrakurti.

Një prej portaleve publikoi një video të tij intime, e cila ishte sjellë në redaksi nga një profil falso. Bashkangjitur videos ishte edhe denoncimi i “nënës” së vajzës që ishte ngacmuar seksualisht nga efektivi. Bajrakurti u arrestua menjëherë por u lirua nga Gjykata disa ditë më pas sepse ndaj tij nuk ishte bërë asnjë denoncim.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply