Njeriu me kartelë në panik nga Berisha, kërcënon sërish organizatën e Partisë, SPAK

Në fjalën e mbajtur sot në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe njëherë që SPAK-u duhet të veprojë ndaj Sali Berishës. Sipas tij SPAK-u po godet cironka me dinamit, por jo peshkaqenët që i japin leksione SHBA-ve.

Rama tha se, SPAK-u është aktualisht në kohën shtesë me të keqen, e cila sipas tij është aktualisht e kualifikuar.

Kampioni i anti-Korrupsionit nga DASH (Dvorani) është futur nën hetim nga SPAK, për një denoncim ndaj Ilir Metës. Kur ndërmorëm reformën në drejtësi, dhe kur verbërisht unë personalisht e kam udhëhequr këtë reformë duke i dhënë mbështetjen më të madhe, pa diskutuar asnjë nen, s’kam qenë naiv. S’kam menduar që mjafton të bëhet kjo dhe gjithçka do shkojë fjollë. As kam menduar që s’do shikojmë çudira. Jam gjithmonë e më i paduruar përballë faktin që ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, ku pandëshkueshmëria u bë simbol, janë sot të paprekur të gjithë. Me lehtësi të hatashme SPAK-u shkon e bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin, që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve 90’. Ndërsa ata që i kanë të rreshtuar vilat, janë duke pritur finalen e Champions League. Për të mos folur për non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit. Ai dhe shpura e tij na tregon që nuk negocion me ne po nuk i dhamë Presidencën!

Çështja e non gratës nuk është problem i Amerikës, por i Shqipërisë. Është një hall i popullit shqiptar dhe sfida në thelb që ia bëjnë Amerikës, jo! Është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë. Sado dënime të jepen në këtë vend, nëse gjykatësit dhe prokurorët nuk shkojnë para drejtësisë, nuk është problem i SHBA, por i Shqipërisë të së nesërmes. Sapo të ulemi në tryezën e negociatave kjo do jetë kënga e re që do të fillojë. Ia përsëris SPAK-ut, keni për të hetuar për këdo qoftë kësaj bashkësie politike, bujrum çojeni, por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend, dhe deri tani e keqja kualifikohet dhe ju skuaflifikoheni. E keqja do ta vëri për fund përsëri këtë vend. Këtë vënie të re për fund, PS s’do lërë dy gurë bashkë që ta lejojë.

Është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku, madje pa e pasur problem që të godasë cironka me dinamit, por nuk e përdor dinamitin për peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës, PS-së dhe popullit. Durimi ynë po soset. SPAK-u duhet të kujtohet që s’e kemi humbur gojën, e kemi në vend”.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i fortë i mjekut: Si SPAK zhduku dosjen me 637 faqe kërcënime, përgjime, makinacione

Edvin PRIFTI Sot seanca paraprake e gjyqit tim u shty, kjo për faktin se avokati …

Leave a Reply